Dashamir Tahiri merr votëbesimin për anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së: I falënderoj të gjithë
Pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 Maj 2026 dhe përpunimit të tabelave të numërimit të 13 Komisioneve të Numërimit, PD ka shpallur listën e emrave fitues për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar do t’i shtohet sipas pikës 2 të nenit 44 të Statutit, 15 % e anëtarëve përfaqësues të Diasporës, të cilët zgjidhen më vonë, me propozim të Kryetarit të Partisë dhe miratim me vendim të Kryesisë së PDSH.
Mes emrave fitues është edhe ai i ish-deputetit të Vlorës, Dashamir Tahiri, i cili ka falënderuar anëtarët demokratë për votëbesimin e dhënë ndaj tij.
“Falënderoj të gjithë delegatët dhe demokratët për mbështetjen dhe votëbesimin që më dhanë”, shprehet përmes rrjeteve sociale, Dashamir Tahiri.

Mes emrave të tjerë fitues janë edhe Arkimed Lusha, ose ndryshe reperi i njohur me emrin Stresi, e po ashti djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.
Ndërkohë një Këshillin Kombëtar u siguruan një vend edhe për vajzë e Bujar Nishanit, Fiona Nishani dhe djali i Hajdarit, Azem Hajdari.

