Nis procesi i numërimit të votave në PD, pritet përbërja e re e Këshillit Kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2026, 21:32

Ka nisur numërimi i votave të delegatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar.
Votimi u zhvillua gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar të partisë, ku delegatët shprehën zgjedhjet e tyre për përbërjen e re të këtij organi drejtues.
Procesi i numërimit po zhvillohet në selinë e PD dhe pritet të përcaktojë përbërjen e Këshillit Kombëtar, i cili konsiderohet një nga strukturat kryesore vendimmarrëse të partisë.
