“Edhe sot do jesh te Partia?”/ Ilirjana Kuçana e përlotur rrëfehet për vajzën: Sot ka ditëlindjen, ka kaluar shumë net larg meje
E ftuar në studion e Ora News, Ilirjana Kuçana, ndau një moment personal teksa fliste për angazhimin e saj politik dhe sakrificat që rruga në PD ka sjellë në jetën familjare.
Gjatë bisedës, Kuçana tregoi se dita e intervistës përkonte me ditëlindjen e vajzës së saj, Dea. Ajo rrëfeu se mëngjesin e asaj dite ishte përballur me një pyetje që e kishte prekur shumë.
"Vajza ime sot ka ditëlindjen. Në mëngjes kur u zgjova më tha: 'Edhe sot do të jesh te Partia?' Nuk është një moment komod për asnjë nënë. Para gjithçkaje je nënë dhe në ditën e lindjes së fëmijës të mos jesh pranë saj, nuk është e lehtë."-tha ajo e prekur.
Kuçana tha se angazhimi politik shpesh e ka detyruar të kalojë shumë orë larg familjes, ndërsa vajza e saj është përballur prej vitesh me mungesën e saj për shkak të aktiviteteve dhe detyrimeve politike.
"Dea ka parë shumë ditë të tilla. Ka pasur net kur jam kthyer në shtëpi në orën një pas mesnate. Ka kaluar shumë kohë me tezen dhe larg meje për shkak të angazhimeve. Kur zgjodha politikën, mora përsipër edhe këtë përgjegjësi."-u shpreh Kuçana.
Ajo u shpreh se familja mbetet prioriteti i saj më i madh, por njëkohësisht ndien detyrimin për të respektuar besimin që, sipas saj, i kanë dhënë demokratët ndër vite.
Kuçana tha se objektivi i saj nuk është mbajtja e një posti politik, por fitorja e Partisë Demokratike, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e çdo beteje politike që, sipas saj, i shërben këtij qëllimi.

