Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (31 maj-01 qershor 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Moti i paqëndrueshëm do të përfshijë Europën Qendrore dhe Lindore me rrebeshe shiu, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa i perket vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë, ndërsa në zonat malore priten vranësira.
Temperaturat do të luhaten nga 9°C deri në 32°C, ndërsa era do të fryjë deri në 28 km/h, duke krijuar dallgëzim 1 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Veriore, ishujt Britanikë dhe Alpet do të kenë mot të paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga masat ajrore afrikane.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.
Sipas MeteoAlb, dita e pare e qershorit do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta zonat lindore. Temperaturat do të variojnë nga 10°C deri në 33°C, ndërsa era do të fryjë deri në 35 km/h, duke gjeneruar dallgëzim 2 ballë.

