Pezullim i menjëhershëm në Policinë e Vlorës pas lajmit të rremë për protestën në Zvërnec, largohet nga detyra Drejtori Elidon Çela
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2026, 19:39
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela.
Kjo e lidhur me raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin e përfshirë në protestën në Zvërnec, që sipas burimeve policore, nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar.
Sa i përket pretendimeve të protestës në fjalë, bëhet me dije se territori i rrethuar rezulton pronë tërësisht private, me dokument të rregullt hipotekor, si dhe me autorizimin ligjor për rrethimin.
