(EMRI+VIDEO) Furnizonte shpërndarësit me dr*gë/ Qarkullonte me 811 gr k*kainë në çantë, arrestohet 51-vjeçari në lokal në Fresk
Në Tiranë është finalizuar faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zonat”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.
Gjatë këtij operacioni është goditur një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, ku u sekuestruan 811 gramë kokainë dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Ferdinand Balla, 51 vjeç.
Sipas Policisë, operacioni u zhvillua pas informacioneve operative dhe hetimeve në terren, që çuan në lokalizimin e tij në një lokal në zonën e Freskut në Tiranë.
Gjatë kontrollit, në çantën që kishte me vete u gjet lënda narkotike e dyshuar si kokainë.
Hetimet paraprake tregojnë se sasia e drogës dyshohet të ishte e destinuar për shpërndarje në doza të vogla në zona të ndryshme të kryeqytetit. Policia po vijon punën për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Ndërkohë, materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

