Jet Ski rrezikon pushuesit në Karaburun/ Policia Kufitare ndërhyn menjëherë dhe vendos gjobën e "kripur"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Maj 2026, 10:30
Policia Kufitare në Vlorë ka ndërhyrë pas një denoncimi nga qytetarët për një Jet Ski që po lëvizte shumë pranë bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur rregullat e sigurisë dhe duke rrezikuar pushuesit.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi E. U., është gjobitur me 500.000 lekë të rinj për shkelje të rregullave të lundrimit dhe cenim të perimetrit të sigurisë në det.
Jet Ski është bllokuar dhe është dërguar në pikën e sekuestrimit të mjeteve lundruese.
Policia bën me dije se kontrollet në vijën bregdetare do të vijojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë rregullat e sigurisë për të shmangur rrezikimin e jetës së pushuesve.
