Makina përplas këmbësorin në Devoll/ 62-vjeçari dërgohet në spital, nuk i mbijeton plagëve

Një aksident me pasojë fatale ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në fshatin Tren të Bashkisë Devoll.

Një automjet ka përplasur një këmbësor 62-vjeçar.

Ai është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet e tij.