Aksident në autostradën Lushnje-Fier/ "Audi" del nga rruga dhe përplaset me pemë, 65-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Lushnje–Fier, në dalje të rrethrrotullimit të Kolonjës.

Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anës rrugës.

Si pasojë e përplasjes, një grua rreth 65 vjeçe që ndodhej në mjet ka mbetur e lënduar dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Drejtuesja e automjetit nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin, i cili është rënduar për shkak të trafikut.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit, duke bërë që makina të dalë nga rruga me shpejtësi dhe të përplaset me pemën.