SHERR ME TH*KA NË LUSHNJE/ I mituri godet dy herë me mjet prerës 40-vjeçarin, dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Maj 2026, 19:52
Një 40-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti që ka ndodhur në një lokal në fshatin Golem të Lushnjes.
Sipas të dhënave paraprake, sherri ka nisur mes tij dhe një 17-vjeçari dhe ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës.
I mituri e ka goditur dy herë me thikë 40-vjeçarin.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndaluar autorin e dyshuar, ndërsa ka sekuestruar edhe thikën e përdorur në ngjarje.
Hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

