FOTO+VIDEO/ Njëri polic i Veliajt, tjetri ish-roje i Noizyt (i arrestuar), ja kush janë “gangsterët” e “Major Security” që dh*nuan protestuesit në Zvërnec! Hetim zinxhirit drejtues të policisë

Një episod dhune i regjistruar paraditen e së shtunës (30 maj 2026), gjatë protestës në zonën e Zvërnecit, ka qënë kryefjala e mediave.

Persona të maskuar kanë tërhequr zvarrë dhe kanë dhunuar protestuesit, të cilët kanë dalë për të kundërshtuar ndërtimin e resortit gjigand turistik nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, lidhur me investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, rojet private të maskuar si mafiozë kanë goditur fillimisht me grushte protestuesit dhe më pas i kanë tërhequr zvarrë, siç mund të shihet dhe në foton më sipër.

Po kush janë rojet të veshur si mafiozë?

Personat e maskuar që kanë dhunuar protestuesit janë identifikuar si punonjës të kompanisë “Major Security”, ndërsa mes tyre është identifikuar edhe një ish-polic i Erion Veliajt.

Bëhet fjalë për Gazment Vathin, një emër i njohur për publikun e Tiranës nga një episod i bërë publik në media rreth tetë vite më parë, kur ai ushtronte detyrën si punonjës i Policisë Bashkiake në kryeqytet.

Në vitin 2018, emri i tij u përmend gjerësisht në media pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej gjatë një aksioni ndaj një shitësi ambulant kokoshkash.

Pamjet e asaj kohe ngjallën debat publik dhe reagime të shumta, pasi shumë qytetarë e konsideruan veprimin si të padrejtë ndaj një personi që siguronte të ardhurat e familjes së tij përmes shitjes ambulante.

Tetë vite më vonë, emri i Vathit rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Në videot e shpërndara nga protesta e pretenduesve të pronave në Zvërnec, ai shfaqet mes punonjësve të sigurisë private të kompanisë “Major Security”, të cilët u përfshinë në përplasjet me protestuesit.

Po ashtu një tjetër roje i kësaj kompanie, që është përfshirë në episodet e dhunës është identifikuar si Gerald Biba (Geri), i njohur si ish-truproja i reperit Noizy.

FOTO+VIDEO/ Njëri polic i Veliajt, tjetri ish-roje i Noizyt (i arrestuar),

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentet e tensionit, ndërsa qytetarët pretendojnë se ai ka goditur protestuesit me gurë gjatë përplasjes. Emri i tij është bërë menjëherë objekt diskutimi në rrjetet sociale për shkak të profilit të njohur publik.

FOTO+VIDEO/ Njëri polic i Veliajt, tjetri ish-roje i Noizyt (i arrestuar),
Gerald Biba

Çfarë thotë policia për ngjarjen?

Lidhur me ngjarjen policia thotë se ka arrestuar ish truprojën e Noizyt, ndërsa ka proceduar penalisht dy punonjës të tjerë të kompanisë “Major Security”.

Sipas njoftimit zyrtar, 3 rojet private akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

FOTO+VIDEO/ Njëri polic i Veliajt, tjetri ish-roje i Noizyt (i arrestuar),
Punonjësit e “Major Security”, mes tyre dhe Gerald Biba, i reklamuar nga kompania

“Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi i punonjësit të shoqërisë private të sigurisë, shtetasit G. B., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ky shtetas ka goditur me grusht shtetasin E. S. dhe më pas, në bashkëpunim me shtetasit A. G. dhe G. V. (të dy të proceduar penalisht), e kanë tërhequr me forcë drejt vendit të rezervuar për rojet, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetim zinxhirit drejtues të policisë

Lidhur me zhvillimet e mësipërme policia thotë se ka nisur hetimi disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të DVP Vlorë, në lidhje me masat dhe menaxhimin e protestës së zhvilluar ditën e djeshme.

Ndërkohë një ditë më parë është pezulluar nga detyra edhe Drejtori i policisë Vlorë Elidon Çela, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Skënder Hita.

Sipas njoftimit, në lidhje me protestën e djeshme, u bë një raportim i gabuar nga Policia e Vlorës, e cila tha se një qytetar ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit. /Marrë nga "Boldnews"