VIDEO/ “Livadhet e Ketit” perlë natyrore në Mat

Livadhet e Ketit në Mat janë kthyer në një destinacion të kërkuar për vizitorë vendas e të huaj, të cilët zgjedhin të eksplorojnë natyrën.

E konsideruar si një nga zonat më piktoreske në Shqipëri, livadhet e Ketit ndodhen vetëm 30 minuta nga Tirana, në zonën e Xibrës në Mat.

Rruga e Arbrit ka shkurtuar ndjeshëm distancën për ta vizituar këtë perlë natyrore të Matit.

Për të shkuar deri atje ngjitja bëhet në këmbë në mal, ku gjatë gjithë rrugës shoqëron peizashi mahnitës i natyrës së paprekur.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vizitorët që kanë zgjedhur ta kalojnë pranë natyrës Festën e Bajramit.

“Thjesht, pastër, bukur”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Në këtë sezon, livadhet mbulohen nga lulëzimi i Narcissus, duke krijuar një peizazh magjik.

Nuk është rastësi që këtë periudhë zona vizitohet nga shumë njerëz që kërkojnë një arratisje mes natyrës dhe qetësisë.