Ndahet nga jeta në moshën 90 vjeçare sizmologu i njohur Shyqyri Aliaj
Ndahet nga jeta në moshën 90 vjeçare ikona e sizmologjisë shqiptare, Prof. Dr. Shyqyri Aliaj, autor dhe bashkautor në 12 monografi shkencore, 4 tekste mësimore dhe 5 libra shkencorë, 105 artikuj shkencorë (63 të botuar në vend dhe 42 jashtë vendit), me 84 punime shkencore të referuara në simpoziume, takime dhe konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Portali i studimeve shkencore të tij https://www.researchgate.net/profile/Shyqyri-Aliaj-2 renditet ndër portalet e llojit me numrin më të lartë të vizituesve, studiues të shkencave të Tokës, nga thuajse të gjithë kontinentet.
Gjatë periudhës 27 nëntor-31 dhjetor 2019, edhe pse në moshë të thyer, Profesor Aliaj arsyetoi me këmbëngulje se nuk priten më tërmete shkatërruese në Shqipëri edhe për rreth 100 vjet, duke informuar dhe qetësuar qytetarët e tronditur me daljet e tij të shumta në mediat.
