“BASHA” MBETET NË STATUTIN E PD?! Kaso: S’ka asnjë propozim për ta hequr nga “kushtetuta” e partisë
“Neni Basha” nuk do të hiqet nga statuti i Partisë Demokratike, deklaroi deputeti Ivi Kaso, duke theksuar se nuk ka asnjë propozim për ndryshimin e tij në Kuvendin Kombëtar të 30 majit. Kaso paralajmëroi edhe risi për riorganizimin e PD-së, me synimin për ta bërë partinë më moderne, më të hapur dhe më përfaqësuese.
Pas rikonfirmimit të Sali Berishës si kryetar përmes një procesi zgjedhor të cilësuiar si referendum, partia Demokratike mbledh më 30 Maj Këshillin Kombëtar, që organi më i lartë vendimmarrës i Partisë më synim të parashpallur mes të tjerash ripërcaktimi e aksionit politik të PD-së, dhe ndryshime në Statut.
Në një intervistë për Ora Neës, deputeti Ivi Kaso theksoi se një nga çështjet që ka ngjallur më shumë interes është neni 47 i statutit, i njohur ndryshe edhe si “neni Basha”, për të cilin u shpreh se nuk do të preket.
Kaso bëri me dije se në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të prezantohen edhe disa risi të rëndësishme, mes tyre një platformë e dedikuar për diasporën shqiptare.
Ndryshimet sipas Kasos synojnë ta bëjnë Partinë Demokratike më moderne, më përfaqësuese dhe më të hapur ndaj energjive të reja.
Ndërkohë, mes diskutimeve përpara mbledhjes së Kuvendit Kombëtar janë edhe propozimet për kuotat e të rinjve dhe grave, duke synuar rritjen e pjesëmarrjes së tyre në organet e partisë.
