Aksioni i Antimafias në Shqipëri/ Kryeprokurori i Barit: Kemi zbuluar disa ngjarje kriminale
SPAK dhe Prokuroria e Barit goditën grupin e Igli Kamberit që vepronte në Shqipëri dhe në Itali, ku janë sekuestrua 1 mln euro, biznese dhe llogari bankare.
Në konferencën e përbashkët për shtyp nga Bari, një prej prokurorëve italianë të Antimafias në Bari deklaroi se ky grup ka kryer edhe vrasje, ndërkohë analizoi sjelljen e tyre si një mafie por që ka brenda edhe elementë familjarë dhe kulturorë shqiptar.
Sipas tij grupet shqiptare kriminale që operojnë jashtë territorit shqiptar kanë marrë një rol lidershipi dhe tashmë në Itali ka filluar procesi i delokalizimit të tyre.
“Kemi zbuluar disa ngjarje kriminale. Një vrasje. Një bashkëpunim mes grupeve mafioze. Një vrasje e regjistruar në rajonin e Pulias në Itali që tregon në një farë mënyrë zgjerimin e mafias shqiptare në territorin tonë.
Po ashtu edhe masat që ka dhënë SPAK për sekuestrim të parave dhe pasurisë. Kemi bërë një punë shumë të mirë me SPAK. E falënderojmë për arrestimin e një personi që ishte i kërkuar në Shqipëri dhe në Itali.
Falë edhe Eurojust, një bashkëpunim zgjat prej 10 vitesh dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë. Jemi të bindur që Shqipëria do arrijë të luftojë me forca mafian e saj dhe ne do i qëndrojmë pranë.
Do kemi bashkëpunime të ndërsjella”, tha kryeprokurori i Barit.
