HARMONI, DIALOG DHE SOLIDARITET! Kreu i KMSH mesazh për festën e Kurban Bajramt: Më pranë njëri-tjetrit!

Mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkëjetese përcolli kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu, në prag të festës së Kurban Bajramit, duke bërë thirrje për më shumë dialog dhe mirëkuptim mes njerëzve. Namazi i Kurban Bajramit në Tiranë do të falet në orën 06:30 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Të mërkurën myslimanët  festojnë Kurban Bajramin ose Bajramin e Madh sic njihet ndryshe!

Kryetari I Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,  Bujar Spahiu, përcolli një video mesazh për besimtarët dhe shqiptarët, duke vënë theksin te paqja, harmonia dhe solidariteti mes njerëzve.

Mesazhi I Kurban Bajramit mbetet një thirrje e fuqishme për forcimin e moralit, përgjegjësisë dhe humanizmit në jetën e përditshme.

Kreu I KMSH thekson solidaritetin, ndarjen dhe kujdesin për tjetrin, sidomos në një kohë kur bota përballet me sfida dhe konflikte të shumta.

Gjithashtu, kreu i KMSH-së bën thirrje për më shumë dialog, mirëkuptim dhe bashkëjetesë, duke uruar që kjo festë të sjellë paqe, begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare.

Spahiu vlerson harmoninë fetare në Shqipëri si një pasuri të çmuar që duhet ruajtur dhe forcuar çdo ditë.

Në Tiranë namazi I Kurban Bajramit do të falet ditën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 06 30 të mëngjesit.

e për më shumë mirëkuptim duke uruar që kjo festë të sjellë begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare!