S'kanë të mbaruar operacionet policore në Sarandë, tjetër aksion masiv, e sërish efektivë të inkriminuar

"Një aksion i gjerë i Prokurorisë së Sarandës është zhvilluar këtë të hënë, ku janë firmosur dhjetëra urdhër-arreste ndaj punonjësve të Komisariatit të Sarandës, zyrtarëve vendorë, si edhe personave të lidhur me sektorin e ndërtimit dhe biznesit.

Sipas burimeve paraprake, hetimet lidhen me dyshime për shkelje të ndryshme penale që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.

"Operacioni po zbatohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës dhe po shtrihet në disa zona njëkohësisht.

Deri në këto momente raportohet se janë vënë në pranga disa persona, mes tyre efektivë policie dhe biznesmenë, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike.

Operacioni po zhvillohet edhe në bashkëpunim edhe me AMP-në, për shkak se në masë sigurie janë edhe punonjës policie.

Burime për OraNews bëjnë me dije se janë 4 efektivë policie me masë sigurie, ku 3 prej tyre janë ndaluar deri më tani", raporton gazetari Edison Vatnikaj.