Koçibellinj: Jeta e dhjetëra fëmijëve po rrezikohet nga mungesa e ilaçeve
Një alarm i fortë është ngritur së fundmi lidhur me sistemin shëndetësor publik në vend, ku rreth 50 deri në 60 fëmijë rrezikojnë jetën e tyre çdo vit.
Shkaku kryesor është pamundësia e spitaleve shtetërore për të ofruar shërbime jetike, qoftë për shkak të mungesës së mjekëve specialistë, pajisjeve të duhura mjekësore, apo edhe ilaçeve thelbësore.
E ftuar në një intervistë për “Ora News”, sociologia Suela Koçibellinj ka shprehur shqetësimin mbi mungesën e ilaçeve në qendrat shëndetsore.
Përballë kësaj situate kritike, qytetarët detyrohen t'i drejtohen spitaleve private brenda vendit ose, në shumicën e rasteve, të kërkojnë shpëtim në klinikat jashtë shtetit, deklaroi sociologia.
Për t'i dhënë fund kësaj drame, një grup qytetarësh ka marrë një nismë të re ligjore, përmes
një projektligji të sapopërpunuar, i cili synon të detyrojë strukturat shtetërore të krijojnë një fond me financim publik të dedikuar ekskluzivisht për këto raste.
Synimi i këtij propozimi mbetet i qartë, nëse një fëmijë nuk mund të marrë mjekimin e nevojshëm në spitalet publike, shteti duhet të mbulojë shpenzimet në institucione të tjera, në mënyrë që asnjë jetë të mos humbasë për shkak të pamundësive financiare apo teknike.
Për të kaluar këtë projektligj në parlament, Koçibellinj u shpreh se kërkohet grumbullimi i të paktën 20,000 firmave.
Aktivistët bëjnë apel për një ndërgjegjësim mbarëkombëtar, duke theksuar se shoqëria u detyrohet fëmijëve për t'u garantuar të drejtën themelore të jetës.
Nisma kërkon një mobilizim masiv, pasi mbrojtja e jetës së të miturve trajtohet si një detyrim moral dhe jetik për të gjithë qytetarët.
Suela Koçibellinj:” Ju rrezikohet jeta dhe për arsye të specifikave dhe të nevojës speciale që kanë për trajtimin e tyre, duhet patjetër të kërkojnë ndihmë diku, ose në spitale private në rastin më të mirë në Shqipëri, po në rastin më të zakonshëm jashtë Shqipërisë, sepse ky shërbim shëndetësor jetik për ta nuk ju ofrohet dot në shërbimin shëndetësor publik në Shqipër. Unë sot vij për një nismë që është nismë qytetare. Pra, disa qytetarë kanë iniciuar një ide e cila ka të bëjë me këtë projektligj.
Propozimin e një projektligji i cili thotë që ne kemi nevojë të kemi një financim publik, pra të dedikuar për të gjitha rastet kur fëmijët tanë nuk e marrin shërbimin dot në institucionet shtetërore.
Kjo për arsye të ndryshme: nuk ka mjekë, nuk ka pajisje, apo nuk ka ilaçe. Kryesisht të gjitha shërbimet që mund të mbulohen në Shqipëri mbulohen në Tiranë, pra po themi nga rrethet e tjera delegohen në Tiranë, por ka dhe raste që nuk mbulohen në Tiranë.
Ne do donim, përmes këtij projektligji që duam ta propozojmë, pra tashmë është bërë drafti i projektligjit, është përpunuar dhe ripërpunuar disa herë dhe jemi në fazën që kërkojmë mbështetjen qytetare.
Kërkojmë mbështetjen e atyre njerëzve që besojnë që fëmijët nuk duhet të rrezikohen, që fëmijët duhet të kenë mbështetje për jetën e tyre, që fëmijëve iu detyrohemi të gjithë ne, për t'ju garantuar jetesën.
Kemi nevojë të mbledhim mbi 20 mijë firma.Dhe unë mendoj që kjo është minimumi. Nëse ne kemi 20 mijë shqiptarë që duan fëmijët, jemi shumë pak. Duhet të jenë shumë më shumë shqiptarë që i duan fëmijët dhe jetën e tyre.
Projektligji pikërisht adreson këtë temë. Pra, ne nuk mund të kemi 50-60 fëmijë të rrezikuar dhe një pjesë e mirë prej tyre humbin jetën. Por mos harrojmë vetëm këtë...
