Aksidenti tragjik në Elbasan ku ndërroi jetë 7-vjeçari, familja hap dyert e mortit

Në familjen Samurri në fshatin Mengël të Elbasanit sot janë hapur dyert e mortit.

Asnjë fjalë, vetëm koka të ulura e sy të lotuar, përballë dhimbjes së madhe të humbjes tragjike të jetës së një 7-vjeçari.

Algit Samurri gjeti vdekjen vetëm pak metra larg shkollës teksa u përplas nga një makinë në aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.