Aksioni i Antimafias për pastrimin e parave në Shqipëri/ Braho: Sekuestruam 1 milion euro cash, bllokuam pasuri

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe strukturave anti-mafia të Bari ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Itali.

Në konferencën e përbashkët për media me prokurorin e Barit, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho bëri me dije se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, si dhe pasuri të tjera të dyshuara si produkt i veprimtarisë kriminale.

Klodian Braho: 15 masa, 10 nga GJKKO në Tiranë. Element i rëndësishëm edhe goditja e produkteve dhe pasurive që kanë rrjedhur nga trafikimi i drogës.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro dhe nga GJKKO janë sekuestruar edhe pasuri të tjera të rrjedhura nga aktivitete kriminale.

Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme. Përmed operacinet "Shpirti", "Kulmi", "Ura" ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet.