Meloni dënon ashpër sulmin rus në Ukrainë: Goditje e rëndë ndaj infrastrukturës civile
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2026, 14:21

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka dënuar sulmin e fundit rus në Ukrainë, duke e cilësuar si një goditje të rëndë ndaj infrastrukturës civile të vendit.
Ajo shprehu solidaritetin e Italisë me popullin ukrainas, i cili prej më shumë se katër vitesh po përballet me pasojat e luftës.
Meloni tha se sulmi tregon përshkallëzimin e përdorimit të armëve dhe dëmtimin e vazhdueshëm të objekteve civile.
Sipas saj, Italia do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e Bashkimit Europian dhe partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur përpjekjet për një zgjidhje diplomatike dhe paqe të qëndrueshme.
