U GODIT ME SENDE TË FORTA/ Drejtori i AKU-së Shkodër dërgohet me pl*gë në kokë në spital, ja cili mund të jetë shkaku i sulmit...

Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, është dërguar në spital pasi është goditur me një mjet të fortë në zonën e ballit.

Sipas të dhënave paraprake, ai ka qenë duke lëvizur i vetëm kur një person i është afruar dhe e ka goditur, duke i shkaktuar çarje në pjesën e vetullës.

Aktualisht ndodhet në spitalin e Shkodrës, ku po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në një periudhë kur AKU Shkodër ka qenë e përfshirë edhe në bllokimin e një sasie të madhe misri me aflatoksinë, që ishte tentuar të hidhej në treg.

Rrethanat e sulmit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen.