Çfarë ndodh pas mureve të burgut? Psikologia Xhaferri: Interesi publik shpesh kthehet në kuriozitet të tepruar, kjo krijon...
Në emisionin “Drejt” në Ora News, e ftuar ishte psikologia Ameda Xhaferri, e cila foli për mënyrën si shoqëria reagon ndaj skandaleve dhe jetës brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Ajo u ndal te interesi i lartë publik për ngjarje që lidhen me burgjet dhe personazhet e njohur, duke e lidhur këtë me mënyrën se si funksionon psikika njerëzore në raport me informacionin.
"Shoqëria shpesh e ka më të lehtë të fokusohet te ngjarjet sensacionale sesa te problemet e përditshme. Kjo krijon një largim nga realiteti dhe një përqendrim te spektakli, edhe kur temat janë të ndjeshme."-tha
Xhaferri.
Sipas saj, ky interes i shtuar nuk lidhet vetëm me kuriozitetin, por edhe me mënyrën se si njerëzit shmangin përballjen me vështirësitë personale dhe sociale.
"Kur vëmendja shkon vazhdimisht te skandalet, humbet fokusi te çështjet reale. Duhet bërë dallimi mes kuriozitetit publik dhe problematikave që lidhen me funksionimin e sistemit dhe të drejtave njerëzore."-shtoi psikologia.
Në diskutim u përmend edhe fakti se personat e privuar nga liria mbeten individë me nevoja bazike, ndërsa debati publik shpesh devijohet drejt detajeve sensacionale në vend të analizës së sistemit penitenciar dhe kushteve brenda tij.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "DREJT" NË ORA NEWS:

