Gjykata e Lartë rrëzon vendimet e mëparshme ndaj Ardian Hajdarit, mbyllet çështja e mosdeklarimit të pasurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 21:02
jykata e Lartë ka rrëzuar vendimet e mëparshme ndaj Ardian Hajdarit lidhur me çështjen e mosdeklarimit të pasurisë, duke i dhënë atij fitore në rekurs.
Sipas vendimit, gjykata ka prishur vendimet që e kishin dënuar më herët ish-gjyqtarin e procesit të vettingut për këtë akuzë.
Çështja nuk do të rikthehet për rigjykim, por është vendosur pushimi i saj.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Gent Shala dhe mbyll në këtë fazë procedurat gjyqësore ndaj Hajdarit për këtë dosje.
Me këtë zhvillim, çështja ndaj tij konsiderohet e përfunduar në sistemin gjyqësor, të paktën në këtë nivel shqyrtimi.

