DITË KRENARIE PËR SHQIPËRINË! Kryeministri: Thanë negociatat u bllokuan, por Shqipëria Europiane fitoi

Kryeministri Edi Rama e cilësoi miratimin e raportit IBAR dhe dritën jeshile nga Brukseli si një fitore për Shqipërinë Europiane, duke theksuar se më 26 maj nis faza përmbyllëse e negociatave për anëtarësimin në BE. Rama sulmoi opozitën për pretendimet se procesi ishte bllokuar, ndërsa e quajti rrugën drejt BE-së një histori suksesi për Shqipërinë.

Fitore të Shqipërisë Europiane e cilësoi kryeministri Edi Rama dritën Jeshile nga Brukseli miratimit të raportit IBAR që I hap rrugën Konferencës Ndërqeveritare më 26 Maj dhe nisjes së fazës përmbyllëse të anëtarësimit në në Bashkimin Europian. Mesazhin kreu I qeverisë e nisi duke shigjetuar opozitën për pretendimet se procesi ishte bllokuar, dhe aksionin politik me protesta.

Rama: Thanë negociatat u bllokuan.  Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. U lëshuan  rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje. Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi.

Kryeministri thotë se më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit të plotë

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton.

Kreu i qeverisë thotë se këto janë ditë krenarie për Shqipërinë.

Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE.

Përcolli edhe falenderime publike për të gjithë ata që e mbështesin projektin Shqipëria 2030

Rama:Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik. Forca Shqipëria

Objektivi i qeverisë shqiptare dhe pritshmëria e institucioneve europiane është që negociatat të mbyllen deri në vitin 2027, ndërsa anëtarësimi i plotë në BE synohet rreth vitit 2030, nëse reformat dhe miratimet nga shtetet anëtare ecin pa pengesa politike

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton.

Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE.

Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik.