Mungesa e kryeministrit shtyn interpelancat, opozita akuzon qeverinë për shmangie përballjesh
Mungesa e kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një tur zyrtar vizitash në Azi, u bë shkak për shtyrjen e dy interpelancave të kërkuara nga përfaqësues të opozitës.
Kryedemokrati Sali Berisha e përdori këtë argument për të akuzuar kreun e mazhorancës për shmangie të përballjes.
Ndërsa para gazetarëve, lideri i opozitës u ndal te situata e krijuar në aeroportin e Vlorës, duke paralajmëruar se Shqipëria mund të përballet me një kosto të rëndë financiare në arbitrazh ndërkombëtar.
Debate të forta u shënuan për projektin “Porta e Alpeve”, që parashikon rreth 100 milionë euro investime në qarkun e Shkodrës.
Më herët, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, paralajmëroi masa për rritjen e sigurisë në ndërtim dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit gjatë dy interpelancave për cilësinë e materialeve të përdorura në ndërtimet e banimit dhe kanalizimet në Tiranë.
Mungesa e ministrit të Brendshëm po ashtu u bë shkak për shtyrjen e një interpelance, ndërsa ministrja e Shëndetësisë u përball me ligjvënësit opozitarë për sistemin shëndetësor.

