MIRATIMI I IBAR PËR SHQIPËRINË/ Ora News siguron raportin e COELA-s: Korrupsioni cilësohet “shqetësim serioz”
Raporti i fundit i Komisionit Europian për integrimin e Shqipërisë dhe dokumenti i COELA-s kanë vënë në fokus shqetësime serioze për korrupsionin dhe procesin zgjedhor në vend.
Në dokumentin e siguruar nga Ora News, korrupsioni cilësohet si një problem i rëndësishëm që kërkon përmirësime të mëtejshme, ndërsa COELA e përshkruan atë si një çështje thelbësore dhe kritike për procesin e integrimit.
Për herë të parë në këto dokumente përmenden edhe rrjetet patronazhiste, që sipas vlerësimeve ndikojnë në funksionimin e sistemit politik dhe zgjedhor.
Po ashtu, në dokumentin e COELA-s kërkohet krijimi i një fushe të barabartë gare në zgjedhje, si dhe vendosen kushte të reja për përmirësimin e standardeve demokratike.
Sipas vlerësimeve, dokumenti i COELA-s është më i ashpër dhe më kritik krahasuar me raportin e Komisionit Europian, duke kërkuar hapa më konkretë në luftën kundër korrupsionit dhe reformimin e procesit zgjedhor.
RAPORTI I COELA-S:

