Konferenca në Tiranë për dr*gat sintetike/ VanHorn: Luftë e hapur ndaj trafikantëve dhe devijimi ndaj Europës Juglindore
Në një konferencë për bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të drogës, me temë “Drogat sintetike dhe devijimi i kanabisit në Europën Juglindore”, u diskutua për rritjen e rrezikut nga drogat sintetike dhe nevoja për bashkëpunim ndërkombëtar.
Në takim morën pjesë drejtues të institucioneve shqiptare të drejtësisë dhe policisë, mes tyre kreu i BKH-së Byroja Kombëtare e Hetimit Joni Keta, prokurori Vladimir Mara dhe drejtori i Policisë Kriminale Neritan Nallbati.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara, e ngarkuara me punë Nancy VanHorn, foli për situatën e drogës sintetike në SHBA, ku sipas saj fentanili mbetet shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza. Ajo përmendi se që nga viti 2021, mbi 250 mijë persona kanë humbur jetën nga kjo substancë.
Ajo shtoi se gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë masa të forta kundër trafikantëve të drogës, duke sjellë ulje të rasteve të vdekjeve nga mbidoza me rreth 35 për qind, si dhe forcim të kontrollit të kufijve dhe goditje të rrjeteve të trafikut.
Ambasada amerikane në Tiranë publikoi deklaratat në kuadër të këtij aktiviteti, i cili synon forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe SHBA-së në luftën kundër trafikut të drogës dhe substancave sintetike.

