FOTO/ Armë nga Saranda në Tiranë, çmimi 800 euro secila! Kush është 25-vjeçari që u arrestua në kryeqytet

Klodian Mustafa u arrestua gjatë operacionit të zhvilluar të Policisë së Tiranës, kundër aktiviteteve kriminale.

Sipas policisë, arrestimi është kryer në rrugën “Myslym Keta”, ku gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte janë gjetur 2 armë zjarri automatike së bashku me municion luftarak.

Autoritetet dyshojnë se armët posedoheshin me qëllim shitjeje. Armët dyshohet të jenë transportuar nga Saranda drejt Tiranës.

Dyshohet se Klodian Mustafa armët do t’i shiste në zonën e Freskut dhe të Tufinës në Tiranë në vlerën e 800 euro, secila.

FOTO/ Armë nga Saranda në Tiranë, çmimi 800 euro secila!
Klodian Mustafa