EMRI+FOTO/ Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, paraqitet në Prokurori ish-kreu i AKU-së. Alma Tafani ende në kërkim
Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria merr në pyetje drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Tiranë, Ersid Hasanllari, i cili pas këtij skandali është larguar nga detyra.
Një ditë më parë u bë me dije se ai është emëruar drejtor Mjedisi pranë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), detyrë të cilën e ka marrë zyrtarisht të premten.
Helmimi i studentëve të Akademisë, do të pyetet edhe drejtorja e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Flutura Polaci.
Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, administratorja e “SORI-AL”, Alma Tafani mbetet në kërkim policor për skandalin.
Kujtojmë që 52 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan pasi konsumuan ushqimin e ardhur nga kateringu ‘SORI-AL’. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se makaronat ishin të kontaminuara me bakteret Escherichia coli dhe stafilokok.

