PËRPLASJA PËR AEROPORTIN E VLORËS/ Kantieri mbetet “peng” i përplasjes mes ortakëve të projektit

Përplasja mes ortakëve të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, ka bllokuar për të dytën ditë punimet në kantier, mes tensioneve dhe pranisë së shtuar të policisë. Kompania “Mabco” akuzon për vetëgjyqësi dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve, ndërsa konflikti për aksionet dhe administrimin e projektit ka kaluar nga gjykatat në terren.

Përplasja mes ortakëve kryesorë të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Bacolli dhe Valon Ademi mbajti të pezulluar për të dytën ditë radhazi punën në kantierin e projektit strategjik.

Këto pamje tregojnë situatën e tensionuar të krijuar mëngjesin e të martës mes punonjësve të dy kompanive, ndërsa policia kishte shtuar ndjeshëm praninë për të shmangur përshkallëzime.

Punëtorët e kompanive nënkontratotore të Shoqërisë së Pacollit nuk u lejuan të hynë në kantier,  nga sigurua private e ‘2A Group’, duke cuar sërish në situatë bllokimi.

Shoqëria “Mabco Constructions S.A.” përmes një reagimi zyrtar thotë se nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e Mabco-s apo nënkontraktorëve të saj në kantier.

Sipas kompanisë, vendimi gjyqësor i përmendur publikisht nga pala tjetër lidhet vetëm me pezullimin e përkohshëm të së drejtës së votës së Mabco-s në shoqëri dhe aktualisht po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Kompania që pretendon se zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport-VIA” dhe pretendon se ka investuar mbi 90 milionë euro në projekt, kërkon nga autoritetet të ndërhyrjnë dhe të shmangin atë që e cilëson vetëgjyqësi.

Përfaqësues të kompanive të nënkontraktuara thonë se kanë edhe pak ditë punë kishin mbetur dhe punimet e terminalit do dorëzoheshin të përfunduara.

Përplasja mes Behgjet Bacolli dhe Valon Ademi  nisi për për aksionet dhe administrimin e  VIA-s dhe nga gjykatat konflikti tashmë ka zbritur në kantierin e Aeroportit punimet për të cilin janë shtyrë në vazhdimësi.