“PROVIMI NË GJUHËN SHQIPE”! Zv/ Ministri i Arsimit maqedonas për “Ora News”: Kanë nisur hapat për zgjidhjen e çështjes

Qeveria në Shkup ka nisur hapat për zgjidhjen e çështjes së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në një intërvistë për Ora News, Driton Sulejmani, zëvendës ministër i Arsimit në Maqedoninë e Veriut tha se studentët do të japin provimin e jurisprudencës në gjuhen shqipe, qeveria po punone për këtë

Kjo garanci vjen nga qeveria e Maqedonisë së Veriut pwr studentët shqiptare, të cilët do të kenë mundësinë të japin provimin e jurisprudencës në Gjuhën Shqipe, me zotim se institucionet kanë nisur procedurat me një grup pune që nuk kufizohet vetëm te provimi i jurisprudences, por edhe në degë të tjera.

Zv. Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Driton Sulejmani, njëkohësisht edhe zëdhënës i koalicionit “VLEN” në një intervistë për Ora News, duke sqaruar se po i jepet zgjidhje problemeve, tha se çështja po politizohet dhe akuzoi ish-ministra dhe drejtues të të BDI-së se po fshihen pas protestave.

Intervistën e tij në ekranin e Ora News, Sulejmani e mbylli me një mesazh për studentët...

Kërkesa e studentëve për të zhvilluar provimin në gjuhën shqipe është shndërruar në një nga temat më të diskutuara ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur reagime politike, por edhe debate më të gjera mbi respektimin e të drejtave gjuhësore në institucionet shtetërore.

INSTERVISTA E PLOTE ME Zv. Ministrin e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Driton Sulejmani