SKANDALI AKSH-it/ Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2026, 10:03
Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të martë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Paraqitja e saj vjen pas vendimit të Gjykata e Lartë për heqjen e masës “arrest shtëpie”, duke lënë në fuqi masën më të lehtë të sigurisë.
Sipas vendimit të gjykatës, Karçanaj duhet të paraqitet pranë autoriteteve çdo të martë të parë dhe të tretë të çdo muaji.