Aksident në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, furgoni përplaset me një makinë

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi.

Sipas informacioneve paraprake, një fugon është përplasur me një makinë.

Ende nuk dihet numri i personave të lënduar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy autoambulanca, ndërsa policia ka mbërritur për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të menaxhuar qarkullimin në këtë segment rrugor.