“Kjo nuk i bën nder Shkupit”/ Sinani: Maqedonia e Veriut po pengon studentët shqiptarë nga frika e elementit shqiptar
Pedagogë Arsim Sinani, në një lidhje direkte për Ora News, ka komentuar situatën e krijuar në Maqedoninë e Veriut pas pengimit të studentëve shqiptarë për të marrë pjesë në protestë, duke e lidhur këtë me atë që ai e quan frikë nga elementi shqiptar në rajon.
Sinani tha se një javë më parë kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski manifestoi lirshëm në Pustec të Shqipërisë, ndërsa sipas tij studentët shqiptarë po përballen me pengesa për të protestuar në Shkup.
“Sapo kishim kryeministrin Mickoski në Pustec dhe askush nuk i ndaloi maqedonët nga Maqedonia e Veriut që të manifestojnë. Ndërsa tani pengohen studentët shqiptarë”, u shpreh Sinani.
Sipas tij, pjesëmarrja e studentëve nga Tirana, Shkodra apo Korça do t’i jepte protestës një frymë më qytetare dhe më të organizuar, por kjo, sipas analistit, nuk po pranohet nga establishmenti politik maqedonas.
“Gjithmonë do të gjendet një polic apo një urdhër nga lart për t’i ndaluar studentët. Kjo nuk i bën nder Maqedonisë së Veriut”, tha ai.
Sinani foli edhe për raportin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit europian. Ai kujtoi se Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht Shkupin, por sipas tij ka paguar edhe kosto politike në këtë proces.
Ai tha se ndarja e rrugës europiane mes dy vendeve tregoi se Shqipëria avancoi më shpejt drejt Bashkimit Europian, ndërsa Maqedonia e Veriut mbeti pas për shkak të problemeve të brendshme politike dhe tensioneve të vazhdueshme.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

