DIASPORA KËRKON TË VOTOJË/ Mbi 109 mijë regjistrohen për votimet e parakohshme
109 mijë shtetas të kosovës që ndodhen në emigrim janë regjistruar për të marrë pjesë në votime. Pjesa më e madhe kanë preferuar që zgjedhjen e tyre ta tërgojnë me zarfa dhe një pjesë e vogël do të shprehë të drejtën në konsullata
Diaspora e kosovës ka shprehur angazhimin për të qenë pjesë e zgjedhjeve të parakoshme parlamentare të 7 qershorit.
Kqz ka bërë të ditur numrin e të interesuarve që rezulton të jetë në një nivel të lartë
Madje zëdhënësi i kqz Valmir Elezi në një reagim për ekonomia online ka kujtuar se është pikërisht mërgata që do të votojë e para
Ndryshe nga zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit të shkuar në përballjen në terren do të zbresë dhe ish presidentja Vjosa Osmani. E renditur në krah të LDK ajo ka i ka shprehur sfidën Albin Kurtit që mori shumicën në shkurt dhe dhjetor por pa mundur të arrië zgjedhjen e kreut të shtetit. Po ashtu dhe PDK ka deklaruar se synon të marrë edhe më shumë vota