‘O sa mirë me qenë shqiptarë’/ Thirrjet e studentëve në Shkup vërshojnë në protestën për gjuhën zyrtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2026, 17:37
Gjatë protestës që studentët shqiptarë po mbajnë në RMV, ata kanë kënduar edhe Himnin Kombëtar shqiptar.
Po ashtu, tubimi është shoqëruar edhe me thirrje si: ‘O sa mirë me qenë shqiptarë’.
Të grumbulluar në Shkup, studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut u janë bashkuar edhe të rinj nga Shqipëria dhe Kosova.
