“Një epokë e re për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”/ Hajdari: Nis një fazë e re në Shkup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2026, 18:00
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka reaguar me një postim për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke vlerësuar bashkimin dhe vetëdijen e tyre kombëtare.
Në mesazhin e tij, ai shprehet se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të jenë më të fortë dhe se po nis një etapë e re për ta në rajon, me qendër Shkupin.
Ai shkruan se rinia shqiptare është e bashkuar dhe e vetëdijshme për identitetin, gjuhën, historinë dhe traditat e saj, duke theksuar se shqiptarët janë të vendosur në këto troje prej shekujsh.
Ky postim vjen si mesazh mbështetjeje për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe për rolin e rinisë në ruajtjen e identitetit kombëtar.
