Pak orë larg nga protesta, studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë

Një autobus me studentë shqiptarë është ndaluar të kalojë kufirin me Maqedoninë e Veriut në pikën doganore të Bllatës në Dibër, pa asnjë shpjegim nga autoritetet maqedonase.

Ky bllokim vjen në një kohë kur studentët shqiptarë atje po bëhen gati për të mbajtur një tjetër protestë këtë të martë, ku kërkohet e drejta për zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.

Pas takimeve në Kumanovë, Tetovë, Strugë dhe Shkup, studentët do të zbresin sot sërish në shesh.

Edhe pse protesta e parë e 6 prillit u mbyll përpara Ministrisë së Drejtësisë në Shkup, qeveria ende nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të përmbushur këtë të drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit.