VIDEO+FOTO/ Dh*nohet gazetari Ervin Dushi në Shkodër: Më goditi Prek Gjoni

Gazetari Ervin Dushi ka denoncuar se është dhunuar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 nga disa persona në Shkodër.

Sipas deklarimeve të tij, autor i dhunës ka qenë shtetasi Prek Gjoni, së bashku me disa persona të tjerë që ndodheshin me të. Gjoni njihet si pronari i rrjetit të marketeve Xhedis.

 

Dushi pretendon se ngjarja lidhet me nj


ë denoncim të bërë prej tij disa kohë më parë në mbështetje të një punonjëseje të marketit, e cila kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë.

VIDEO+FOTO/ Dh*nohet gazetari Ervin Dushi në Shkodër: Më goditi

Pas incidentit, gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës dhe është shprehur se do ta ndjekë çështjen në rrugë institucionale.


“Çështjen do të vijoj ta ndjek përmes institucioneve”, mësohet të ketë deklaruar ai pas denoncimit në polici.