Po dërgonte ndihma në Gaza, arrestohet nga izraelitët aktivisti shqiptar

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes humanitare “Sumud”, është ndaluar nga autoritetet izraelite gjatë një misioni për dërgimin e ndihmave humanitare drejt Gazës.

Sipas raportimeve, Goxhaj është arrestuar në ujërat ndërkombëtare, teksa ndodhej në anijen e flotiljes që kishte si synim transportimin e ndihmave për popullsinë palestineze.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila bëri të ditur për mediat se po kërkohet informacion i plotë mbi rrethanat e ndalimit dhe respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar.