INCIDENT NË NDËRTESËN NË DURRËS/ Shkëputet suvaja nga fasada e pallatit, dëmtohet mjeti i parkuar

Një incident është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 në Durrës, pranë zonës së Stacionit të Trenit, ku një pjesë suvaje është shkëputur nga fasada e një pallati të vjetër dhe ka rënë në rrugë.

Si pasojë e rënies së materialeve, është dëmtuar një automjet i parkuar pranë godinës. Më pas, mjeti është larguar nga vendngjarja.

Në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë rrethuar perimetrin për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe automjetet që kalojnë në atë segment rruge.

Autoritetet pritet të verifikojnë gjendjen e fasadës së pallatit, për të parë nëse ka rrezik për rënie të mëtejshme të materialeve dhe për të parandaluar incidente të ngjashme.