EMRI/Hajduti serial u vidhte biçikletat banorëve të pallatit, blutë prangosin “kriminelin e lagjes!”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2026, 18:10
Ditën e sotme pas denoncimeve të qytetarëve, për zhdukjen “misterioze” të objekteve është arrestuar shtetasi me iniciale Kujtim K.
Autori i vjedhjeve dyshohej se kishte një periudhë që vidhte objektet e lëna jashtë apartamenteve si biçikleta e sende të tjera.
Sipas burimeve në zonës autori është identifikuar përmes kamerave të sigurisë së një pallati, gjatë momenteve të vjedhjes, duke ndihmuar në identifikimin e tij.
Pas denoncimit të banorëve, forcat blu kanë ndërhyrë pasditen e sotme duke bërë të mundur shoqërimin e personit të dyshuar dhe vijimin e veprimeve procedurale për zbardhjen e plotë të rasteve të raportuara.
