AMP zbarkon në Sarandë/ Urdhër-arreste për disa efektivë policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth.

Ky aksion po zhvillohet në kuadër të hetimeve për efektivë policie të dyshuar si të përfshirë në favorizimin e ndërtimeve pa leje. Burimet raportojnë se priten urdhër-arreste për punonjës të komisariatit të Sarandës.