(EMRI+FOTO) Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit/ 'Kapet mat' në qeli trafikanti i "Ndranghetës" me Iphone dhe karikus
Një telefon celular i tipit iPhone është zbuluar gjatë kontrolleve të befasishme në Burgun e Durrësit, në një operacion të zhvilluar nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Kontrollet janë ushtruar në godinën “B” të institucionit, ku bashkë me telefonin janë gjetur edhe një karikues dhe një kabllo lidhëse e improvizuar.
Sipas të dhënave paraprake, telefoni i përkiste të dënuarit Artur Hoxhosmani.
Pas zbulimit të sendeve të ndaluara, autoritetet kanë kryer sekuestrimin dhe procedurat përkatëse, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar si ka hyrë telefoni brenda ambienteve të burgut dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.
Kontrollet në burgje pritet të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.


