Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (15 -16 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Një qendër ciklonare në brigjet e Adriatikut sjell rrebeshe shiu dhe stuhi ere në Ballkan, ndërsa Alpet përfshihen nga reshje shiu dhe dëbore.

Pjesa tjetër e Europës mbetet me mot të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë.

Sipas MeteoAlb, priten vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu, në veri dhe qendër.

Pasditja sjell kthjellime të shkurtra. Temperaturat luhaten nga 6°C deri në 26°C. Era fryn i 50 km/h, me dallgëzim 3 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, mot I paqëndrueshëm pritet në Balltik me stuhi ere dhe breshër.

Po ashtu, Ballkani ndërsa Europa Qendrore, gadishulli Iberik dhe brigjet e Detit të Zi dominohen nga kthjellime.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, priten vranësira dhe reshje shiu fillimisht në veri e më pas në të gjithë territorin, herë pas here në formë shtrëngate.

Temperaturat luhaten nga 7°C deri në 25°C. Era fryn mbi 65 km/h, me dallgëzim mbi 4 ballë.