“Nuk jemi imunë, por të përgatitur”/ Ministri Nufi: Shqipëria rrit sigurinë kibernetike me mbështetjen e SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Shqipëria ka ndërmarrë masa të rëndësishme për forcimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen ndaj sulmeve të mundshme në hapësirën digjitale.

Sipas tij, bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes kibernetike është në nivele shumë të larta.

Megjithatë, ai theksoi se asnjë shtet nuk mund të konsiderohet plotësisht imun ndaj sulmeve kibernetike, por nënvizoi se strukturat shqiptare kanë një nivel të lartë përgatitjeje për të reaguar ndaj çdo kërcënimi të mundshëm.

“Kemi marrë masa të mëdha për mbrojtjen kibernetike. Bashkëpunimi që kemi me SHBA-në, veçanërisht në komandën kibernetike, është shumë i lartë. Jemi të gatshëm të përballojmë çdo sulm kibernetik.

A jemi imunë ndaj çdo sulmi? Nuk e besoj, por niveli i përgatitjes së strukturave tona është shumë i lartë.”, tha Nufi.