Titulli i pronësisë, kusht për regjistrimin e pasurive në kadastër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2026, 17:04
Për regjistrimin e një pasurie në regjistrin kadastral kërkohet detyrimisht një titull pronësie, në përputhje me nenin 193 të Kodit Civil, njofton Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK).
Sipas njoftimit zyrtar, në kuptim të këtij neni, si tituj pronësie konsiderohen vendimet e gjykatave, kontratat e ndryshme si shitje, dhurim apo trashëgimi, si dhe aktet administrative për kalimin ose njohjen e pronësisë.
ASHK bën të ditur se çdo akt për regjistrimin e pasurisë realizohet në mënyrë elektronike përmes portalit “e-Albania”, në rubrikën “Pasuri e Paluajtshme”, duke synuar lehtësimin e procedurave për qytetarët dhe rritjen e transparencës në procesin e regjistrimit kadastral.
