Transferimi nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit/ Durim Bami izolohet në sektorin e sigurisë së lartë

Durim Bami është transferuar nga burgu i Fushë-Krujës në atë të Peqinit dhe është vendosur në sektorin e sigurisë së lartë, për shkak të vlerësimeve për rrezik ndaj jetës së tij.

Sipas raportimeve, ai mbahet në një regjim të posaçëm sigurie, ku nxirret në oraret e ajrimit i vetëm dhe pa kontakt me të burgosurit e tjerë.

Ky regjim po zbatohet nga të gjitha turnet e shërbimit në burg.

Burime pranë sistemit të burgjeve bëjnë të ditur se të dhënat për një rrezik të mundshëm ndaj tij trajtohen me nivel të lartë sigurie dhe nuk bëhen publike.

Më herët, pas ekstradimit nga Dubai, Bami kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, duke argumentuar se i rrezikohej jeta edhe në paraburgim.

Ndërkohë, në disa institucione të burgjeve janë zhvilluar kontrolle të befasishme, përfshirë edhe në burgun e Peqinit dhe atë të Reçit, ku janë kryer disa verifikime të përsëritura ditët e fundit.