ATENTATI NDAJ ARDIAN NDOJ/ Dështon seanca ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecajt, ja kur do zhvillohet mbrojtja

Në Gjykatën e Posaçme ka dështuar seanca ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecajt, të cilët Prokuroria e Posaçme i akuzon si organizatorë të atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Sipas SPAK, për Dervishajn është kërkuar dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa për Mecajn 35 vite burg.

Seanca e parashikuar për mbrojtjen nuk u zhvillua, pasi avokatët kërkuan shtyrje me arsyetimin se nuk ishin përgatitur.

Seanca e radhës është caktuar më 29 maj, në orën 09:30.